Select Page

104. S’ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet e Allahut, nuk ka për t’i udhëzuar Allahu në Rrugën e Drejtë dhe ata do të kenë një dënim të dhembshëm.

Shpalljet dhe shenjat e Zotit e tregojnë qartë të vërtetën, dhe këtë e bëjnë në mënyrën më të thjeshtë. Megjithatë, mohuesit përsëri i refuzojnë ato. Këta të mjerë, që i refuzojnë argumentet e Zotit, duhet të kenë frikë për fundin e hidhur që i pret, sepse: “Nuk ka...

103. Ne e dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është duke e mësuar një njeri.” Mirëpo, gjuha e atij, për të cilin aludojnë ata është joarabe dhe kjo (e Kur’anit) është një gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.

Allahu i Lartësuar tregon rreth shpifjes së idhujtarëve, që kundërshtonin Profetin (a.s.). Ata pretendonin se ishte një njeri që ia mësonte Kur’anin Profetit (a.s.). Por ai dikushi, që ata pretendonin se ia mësonte Kur’anin, ishte joarab, ndërsa...

102. Thuaj: “Atë (Kur’anin) e solli “Ruhul Kudus” – Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) – plot vërtetësi nga Zoti yt, për t’i përforcuar ata që besuan dhe për të qenë udhërrëfyes e përgëzim për myslimanët.

– “Thuaj: “Atë e solli Ruhul Kudus (Shpirti i Shenjtë) plot vërtetësi nga Zoti yt …” – Ai ishte Xhibrili, meleku i dërguar nga Zoti. Ai ishte një i dërguar i pastër nga çdo mangësi, larg tradhtisë dhe çdo prirjeje të keqe. Allahu i...

101. Kur Ne e zëvendësojmë një ajet me një tjetër, – e Allahu di më së miri se çfarë shpall, – ata të thonë: “Ti je veçse një trillues”. Jo, por shumica e tyre nuk dinë.

Mosbesuesit dhe rrefuzuesit e Kur’anit ndjekin pas dyshimet, të cilat ata i konsiderojnë si argumente. Një nga të ashtuquajturat “fakte”, që ata paraqesin për mosbesimin e tyre është edhe abrogimi i disa ligjeve të Sheriatit. Sigurisht, Allahu i Lartësuar është...