Select Page

4. Ne e kemi dërguar çdo pejgamber veçse me gjuhën e popullit të vet, për t’ua qartësuar gjërat. Allahu e lë në humbje atë që dëshiron dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që dëshiron. Ai është Ngadhënjimtari dhe i Urti.

– ”Ne e kemi dërguar çdo pejgamber veçse me gjuhën e popullit të vet, për t’ua qartësuar gjërat.” – Ky ajet tregon dashurinë, butësinë dhe përkujdesjen e madhe të Allahut të Madhëruar, i Cili i përzgjodhi profetët nga mesi i popujve përkatës, që flisnin...

3. Mjerë ata që e duan më shumë jetën e kësaj bote se atë të botës tjetër, që i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe që kërkojnë në të diçka të shtrembëruar! Ata janë shumë larg rrugës së drejtë.

– ”Mjerë ata që e duan më shumë jetën e kësaj bote se atë të botës tjetër …” – Këta kënaqen me jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj. Ata gjejnë prehje në të dhe e harrojnë ditën kur do të kthehen tek i Madhërishmi. Ata shpërfillin shpalljet dhe...

1. Elif, Lam, Ra. Ky është një Libër, të cilin Ne ta shpallëm ty, që, me lejen e Zotit, t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë, në Rrugën e Ngadhënjimtarit të Lavdëruarit.

Allahu i Madhëruar na tregon se ia shpalli Kur’anin Profetit të Tij, për të qenë në dobi të krijesave e për t’i nxjerrë ata prej errësirave në dritë, për t’i nxjerrë nga errësirat e injorancës, mohimit të Zotit, poshtërsive dhe veseve të ulëta, në dritën e...