Select Page

10. Të dërguarit u thanë: “E si mund të keni dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! Ai ju fton për t’ju falur gjynahet dhe ju jep afat deri në kohën e caktuar.” Ata ua kthenin: “Ju jeni veçse njerëz, ashtu siç jemi edhe ne. Ju dëshironi të na largoni nga ajo (zotat) që adhuronin prindërit tanë. Atëherë na sillni ndonjë fakt të qartë!”

– ”Të dërguarit u thanë: “E si mund të keni dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?!” – Si mund të vihet në dyshim një çështje e tillë? Kjo është njëlloj si të viheshin në dyshim gjërat më të dukshme e më të qarta. Allahu është Krijuesi i...

9. A nuk ju kanë ardhur lajmet për ata që ishin para jush – për popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit dhe atyre që erdhën më pas? Askush nuk di për ta përveç Allahut. Tek ata shkuan të dërguarit e tyre me Argumente të qarta. Por ata i vinin duart në gojë dhe thoshin: “Ne e mohojmë atë me të cilën jeni dërguar dhe dyshojmë shumë për atë ku na ftoni.”

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i paralajmëron robërit e Tij, duke u kujtuar atë që ndodhi me popujt e mëparshëm, që mohuan profetët dhe shpalljet. Kur u erdhën profetët e Zotit me mrekulli dhe shpallje të qarta, ata i konsideruan gënjeshtarë dhe nuk iu nënshtruan...

7. Zoti juaj shpalli: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat, por nëse do të tregoheni mosmirënjohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.”

Musa (a.s) e nxiste popullin për të qenë mirënjohës ndaj Allahut të Madhëruar: – ”Zoti juaj shpalli: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat, por nëse do të tregoheni mosmirënjohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.”...

6. Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju ndëshkonin me format më të këqija, ju thernin bijtë tuaj dhe linin gjallë bijat tuaja. Kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj.

– ”Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju ndëshkonin me format më të këqija,” – Kujtimi i veprave të Zotit ka shumë dobi, qoftë kur bëhet fjalë për përkujdesin dhe bujarinë...

5. Ne e dërguam Musanë me argumentet Tona (dhe me urdhrin): “Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe kujtoju atyre Ditët e Allahut! Vërtet, këtu ka argumente për çdo durimtar e mirënjohës.

Allahu i Madhëruar tregon se e dërgoi profetin Musa, duke e pajisur me shenja e mrekulli të qarta e madhështore, që tregonin vërtetësinë e tij si profet dhe të mesazhit që ai përcillte. Urdhëresat e Zotit që iu përcollën Musait ishin të ngjashme me urdhëresat që iu...