Select Page

13. Mohuesit u thoshin të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju do të ktheheni në fenë tonë.” Atëherë, Zoti shpalli: “Ne do t’i shkatërrojmë keqbërësit.”

Allahu i Lartësuar na tregoi në ajetet e mësipërme punën dhe mundin e vazhdueshëm të profetëve në ftesën e popujve të tyre në rrugën e drejtë. Ata kurrë nuk u lodhën dhe mërzitën në përpjekjet e tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon deri ku arritën marrëdhëniet...

12. E përse të mos i mbështetemi Allahut, kur Ai na ka udhëzuar në rrugën tonë? Ne kemi për t’i duruar mundimet që na bëni. Vetëm Allahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që kërkojnë mbështetje!”

– ”E përse të mos i mbështetemi Allahut, kur Ai na ka udhëzuar në rrugën tonë?” – Çfarë mund të na pengojë ne që t’i mbështetemi Allahut, kur ne jemi të udhëzuar në rrugën e drejtë dhe e njohim të vërtetën?! Atë që e njeh të vërtetën dhe është udhëzuar në...

11. Të dërguarit u thanë: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nuk na takon neve t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.”

– ”Të dërguarit u thanë: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet.” – Kuptimi: Po, është e vërtetë se ne jemi njerëz njëlloj si ju, por kjo nuk do të thotë që, për këtë shkak, ju të refuzoni...