Select Page

Allahu i Lartësuar na tregoi në ajetet e mësipërme punën dhe mundin e vazhdueshëm të profetëve në ftesën e popujve të tyre në rrugën e drejtë. Ata kurrë nuk u lodhën dhe mërzitën në përpjekjet e tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon deri ku arritën marrëdhëniet me popujt e tyre:

– ”Mohuesit u thoshin të dërguarve të tyre: “Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju do të ktheheni në fenë tonë.” – Ata i thoshin këto fjalë duke kërcënuar, dhe kjo është nga format më të forta të refuzimit, gjë e cila të jep të kuptosh se për ata nuk kishte ndonjë shpresë të udhëzoheshin. Ata kërcënonin profetët se do t’i dëbonin nga vendi i tyre. Vëreni me kujdes se si ata thoshin: “…Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë.”.

Kështu, ata pretendonin se vendi ju përkiste veç atyre dhe profetët nuk kishin pjesë në të. Sigurisht që kjo qe një padrejtësi e madhe, sepse Allahu i Lartësuar i vendosi robërit e Tij në tokë dhe i urdhëroi që ta adhuronin Atë pa i bërë shok. Është Ai që ua lehtësoi dhe ua nënshtroi atyre tokën dhe gjithçka në të, që ata të gjenin gjithçka që u duhej për të plotësuar adhurimin e përkushtuar Zotit. Në këtë mënyrë, ai që e shfrytëzon tokën dhe mirësitë e Zotit për të plotësuar adhurimin ndaj Tij, ai i meriton këto mirësi dhe nuk ka për t’u marrë në përgjegjësi.

Ndërsa ai i cili i shfrytëzon mirësitë e Zotit për të bërë kufër dhe lloje të ndryshme të poshtërsive, ai do të merret në përgjegjësi për to, sepse janë të palejueshme. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se armiqtë e profetëve nuk kanë asnjë të drejtë mbi tokën dhe asnjë të drejtë të dëbojnë profetët e Zotit dhe pasuesit e tyre. Po ta shohim edhe nga një aspekt tjetër, mund të themi se, në fund të fundit, edhe profetët ishin banorë të atyre vendeve.

Atëherë, me ç’të drejtë i privonin ata nga e drejta për të jetuar në vendin e tyre?! Sigurisht, kjo tregon për mosbesimin e thellë të tyre dhe poshtërsinë e madhe që i karakterizonte. Kur çështja dhe intrigat e tyre kundër profetëve arritën në këtë masë, nuk mbeti gjë tjetër veçse që Zoti të urdhëronte për shkatërrimin e tyre dhe për shpëtimin e të dashurve të Tij:

– ”Atëherë, Zoti shpalli: “Ne do t’i shkatërrojmë keqbërësit dhe do t’ju vendosim të banoni në atë tokë pas tyre.”  Zoti do t’i ndëshkojë mohuesit e padrejtë me forma të ndryshme dhe të shumta. Ndërsa të dashurit dhe besimtarët e sinqertë, Ai do t’i shpërblejë mirë. Ky përfundim i mirë që Allahu i Lartësuar u dhuroi profetëve dhe pasuesve të tyre të sinqertë është i posaçëm dhe ka lidhje të ngushtë me një cilësi të mrekullueshme: