Select Page

6. Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e ndëshkimit para së mirës, edhe pse para tyre ka pasur dënime të ashpra. Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për njerëzit, me gjithë padrejtësitë e tyre, por të jeni të bindur se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.

– “Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e ndëshkimit para së mirës, …“ – Allahu i Lartësuar na tregon rreth injorancës së thellë që i karakterizon mohuesit e Profetit të Tij, të zhytur në idhujtari dhe padrejtësi. Ata u këshilluan dhe qortuan...

5. Nëse ti çuditesh, është edhe më e çuditshme kur ata thonë: “A do të krijohemi sërish pasi të jemi bërë dhé?” Këta janë ata që e mohojnë Zotin e tyre dhe do të ndëshkohen me pranga në qafë. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

– “Nëse ti çuditesh, është edhe më e çuditshme kur ata thonë: “A do të krijohemi sërish pasi të jemi bërë dhé?” – Kuptimi i ajetit: “Nëse ti, o Muhamed, çuditesh dhe mrekullohesh nga madhështia e Allahut të Lartësuar dhe faktet e shumta që tregojnë...

4. Në Tokë ka hapësira që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shumë degë, por edhe pa të tilla. Të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, por Ne i kemi bërë me shije të veçanta e të dallueshme nga njëra-tjetra. Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që kuptojnë.

– “Në Tokë ka hapësira që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shumë degë, por edhe pa të tilla.“ – I Lartësuari ka mundësuar që në tokë të mbijnë lloje të ndryshme frutash dhe bimësie. Sa të bukura janë...

3. Është Ai, që e shtroi Tokën, dhe vendosi në të male e lumenj dhe të gjitha llojet e frutave i bëri çift, dy e nga dy. Ai bën që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që mendojnë.

– “Është Ai, që e shtroi Tokën, dhe vendosi në të male e lumenj dhe të gjitha llojet e frutave i bëri çift, dy e nga dy.“ – Allahu i Lartësuar e krijoi tokën për robërit e Tij, e bëri atë të gjerë dhe të begatshme për ta. Me mëshirën e Tij, Ai e shtroi dhe...

2. Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju, dhe më pas Ai qëndroi mbi Fron (Arsh). Ai e nënshtroi Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. Ai rregullon të gjitha çështjet dhe i sqaron argumentet me hollësi, që ju të jeni të bindur për takimin me Zotin tuaj.

– “Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju, dhe më pas Ai qëndroi mbi Fron (Arsh).“ – Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Vetëm, i Pashoq dhe Absolut në pushtetin e Tij për të krijuar dhe administruar çështjet e...