Select Page

20. Ata nuk mund t’i shpëtojnë (dënimit të Allahut) në tokë dhe nuk mund të gjejnë asnjë mbështetës tjetër veç Allahut. Atyre do t’u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk dëgjojnë (të vërtetën) dhe nuk shohin (argumentat).

– “Ata nuk mund t’i shpëtojnë (dënimit të Allahut) në tokë …” – Ata nuk mund t’i shpëtojnë Allahut assesi, sepse janë brenda pushtetit dhe sundimit të Tij. E kush mund të dalë jashtë pushtetit dhe dijes së Allahut të Madhëruar?! –...

18. E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut? Këta do të sillen para Zotit të tyre dhe dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët.

– “E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut?” – Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka më të padrejtë se ata që thurin gënjeshtra lidhur me Zotin, si për shembull, ata që thonë se Zoti ka partner apo që e përshkruajnë Zotin jo...

17. E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij, i ndjekur nga dëshmues prej tij, me atë që i parapriu Libri i Musait si udhërrëfyes e mëshirë?! Këta e besojnë vërtet atë. Ndërsa për grupimet që e mohojnë atë, Zjarri është vendi i premtuar. Prandaj ti kurrsesi mos dysho në të! Ai është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd, e megjithatë, shumë prej njerëzve nuk besojnë.

Allahu i Lartësuar na përshkruan në këtë ajet Profetin e Tij të dashur dhe të zgjedhur dhe ndjekësit e Profetit, domethënë ata që vazhdojnë misionin e tij me thirrjen e njerëzve në udhën e drejtë dhe diturinë e saktë prej Zotit. Këta janë të sigurt dhe tërësisht të...