Select Page

– “Ata pengojnë nga rruga e Allahut dhe përpiqen ta shtrembërojnë atë, ndërsa Jetën tjetër nuk e besojnë.” – Ata i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut, nga udha e drejtë e gjithë profetëve, të cilët ftuan në adhurimin e një Zoti të vetëm dhe nënshtrimin ndaj ligjit të Tij. Ata jo vetëm që ndalojnë veten e tyre, por pengojnë edhe të tjerët nga rruga e drejtë. Kështu, ata janë udhëheqësit e së keqes. Ata i tërheqin njerëzit për në Zjarr.

Ata e paraqesin rrugën e vërtetë të Allahut si të gabuar dhe shtrembërojnë të vërtetën në sytë e njerëzve. Nga njëra anë, ata përpiqen shumë në rrugën e keqpërshkrimit dhe shëmtimit të së vërtetës dhe, nga ana tjetër, zbukurojnë të kotën, Allahu i shëmtoftë e i poshtëroftë! Këta të mallkuar janë në të vërtetë mosbesues të ahiretit. Ata nuk e besojnë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Zotit.