Select Page

73. Ata e përgënjeshtruan atë, por Ne i shpëtuam atë dhe të tjerët që ishin bashkë me të në anije. Pastaj Ne i bëmë ata trashëgimtarë (të Tokës), kurse ata që mohuan ajetet Tona i përmbytëm. Shikoje se si ishte përfundimi i atyre që ishin paralajmëruar.

– ”Ata e përgënjeshtruan atë, …” – Ata e refuzuan përsëri, edhe pse Profeti i ftoi natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi. Ftesa e tij u shtonte atyre veçse largimin e shfrenimin. Atëherë, Allahu i Lartësuar e shpëtoi profetin Nuh dhe besimtarët që...

71. Tregoju atyre historinë e Nuhut, kur i tha popullit të vet: “O populli im! Nëse e keni të rëndë qëndrimin tim mes jush dhe këshillat e mia përmes ajeteve të Allahut, atëherë dijeni se unë i jam mbështetur vetëm Allahut. Prandaj, së bashku me zotat tuaj, vendosni si do të veproni kundër meje dhe mos e mbani të fshehtë vendimin tuaj! Zbatojeni atë kundër meje e mos më jepni asnjë afat!

– ”Tregoju atyre historinë e Nuhut, kur i tha popullit të vet: “O populli im! Nëse e keni të rëndë qëndrimin tim mes jush dhe këshillat e mia përmes ajeteve të Allahut, atëherë dijeni se unë i jam mbështetur vetëm Allahut.” – Allahu i Madhëruar i drejtohet...

70. Ata do të përjetojnë një kënaqësi të paktë në jetën e kësaj bote dhe pastaj vetëm tek Ne është kthimi i tyre. Ne do t’u japim të shijojnë dënimin më të ashpër, për shkak se nuk besojnë.

– ”Thuaj: “Ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun, nuk kanë për të gjetur shpëtim. Ata do të përjetojnë një kënaqësi të paktë në jetën e kësaj bote dhe pastaj vetëm tek Ne është kthimi i tyre. Ne do t’u japim të shijojnë dënimin më të ashpër, për shkak se nuk...

68. Ata thonë: “Allahu ka një bir”. Qoftë i Lartësuar Ai! Ai është i Vetëmjaftueshmi. Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ju nuk keni argumente për këtë. Pse thoni për Allahun atë që nuk e dini?

Allahu i Madhëruar na tregon rreth shpifjes së madhe të idhujtarëve ndaj madhërisë së Tij: – ”Ata thonë: “Allahu ka një bir”. Qoftë i lartësuar Ai!” – I Lartësuari shpreh dëlirësinë e Tij nga kjo shpifje duke thënë: “Subhaneh” (Qoftë i...