– “Por, nëse ju ktheni shpinën, (dijeni se) unë nuk kërkoj asnjë shpërblim prej jush. Shpërblimi im është vetëm prej Allahut. Unë jam urdhëruar të jem musliman.”. – Nëse ju i ktheni shpinën sfidës, atëherë kjo është një shpërfillje e pajustifikuar, që meriton ndëshkimin. Ju po i ktheni shpinën një të vërtete të mbështetur me argumente, për t’ju përkushtuar të kotës, e cila është shumë e qartë dhe lehtësisht e dallueshme. Megjithëkëtë, unë nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim në këmbim. I vetmi shpërblim që unë pres është ai i Zotit tim. Gjithashtu, unë nuk ju kërkoj diçka që vetë nuk e veproj. Unë jam i pari që e bëj atë të cilën ju kërkoj: