Select Page

94. Nëse je në dyshim për këtë që të shpallëm, atëherë pyeti ata që kanë lexuar Librin para teje! Pa dyshim, ty të ka ardhur e Vërteta nga Zoti yt, prandaj mos u bëj prej atyre që dyshojnë!

– ”Nëse je në dyshim për këtë që të shpallëm, atëherë pyeti ata që kanë lexuar Librin para teje!” – Allahu i Madhëruar i thotë Profetit të Tij: “Nëse dyshon a është e vërtetë ajo që Zoti ka shpallur apo jo, atëherë pyeti ata që e lexonin Librin...

93. Ne i vendosëm bijtë e Izraelit në një vend të mirë dhe i furnizuam ata me mirësi të shumta. Ata nuk u përçanë mes tyre, veçse pasi u erdhi dituria. Zoti yt do të gjykojë mes tyre Ditën e Kijametit për përçarjet e tyre.

– ”Ne i vendosëm bijtë e Izraelit në një vend të mirë dhe i furnizuam ata me mirësi të shumta.”  – Allahu i Madhëruar u mundësoi bijve të Izraelit që të jetonin atje ku kishte jetuar më parë Faraoni dhe populli i tij, duke u lënë në trashëgim tokën dhe...

92. Sot do ta nxjerrim trupin tënd, që ti të shërbesh si argument për ata që do të vijnë më pas. Vërtet, shumë njerëz janë tërësisht të pavëmendshëm ndaj argumenteve Tona.

– ”Sot do ta nxjerrim trupin tënd, që ti të shërbesh si argument për ata që do të vijnë më pas.” – Për shpjegimin e ajetit, dijetarët kanë thënë se bijtë e Izraelit, duke qenë se e kishin shumë frikë Faraonin, nuk po u besohej se ai u mbyt, prandaj filluan...