Select Page

111. Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t’u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është një premtim i vërtetë i përmendur në Teurat, Ungjill e Kur’an. E kush është mbajtës më i sigurt i premtimit sesa Allahu? Atëherë, gëzojuni tregtisë që e keni bërë me Të! Ky është suksesi më i madh.

– “Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t’u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten.” – Allahu i Lartësuar na tregon për një të vërtetë dhe jep një premtim të sigurt për një tregti...

110. Ndërtesa që kanë ndërtuar ata do të vazhdojë të sjellë (dyshime e) pasiguri në zemrat e tyre, derisa ato t’u coptohen. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.

– “Ndërtesa që kanë ndërtuar ata do të vazhdojë të sjellë (dyshime e) pasiguri në zemrat e tyre, derisa ato t’u coptohen.” – Pasiguria, paqartësitë e dyshimet kanë zënë rrënjë të thella në zemrat e tyre. Ato vazhdojnë t’ua coptojnë shpirtin, nëse nuk...

109. Atëherë cili është më i mirë – ai që e ngre ndërtesën për devotshmëri dhe për Kënaqësi të Allahut, apo ai që ngre një ndërtesë rrëzë një shkëmbi ranor që është gati të thepiset, e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.

– “Atëherë cili është më i mirë – ai që e ngre  ndërtesën për devotshmëri dhe për Kënaqësi të Allahut, apo ai që ngre një ndërtesë rrëzë një shkëmbi ranor që është gati të thepiset, e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehenemit?” – I pari është ai që...

108. Ti mos u fal kurrë aty! Është më e drejtë të falesh në atë xhami, themelet e së cilës, prej ditës së parë, u ngritën si devotshmëri ndaj Allahut. Aty ka burra që dëshirojnë të dëlirësohen. Allahu i do ata që dëlirësohen.

– “Ti mos u fal kurrë aty! – Kurrë mos u fal në atë xhami të ndërtuar për përçarje e armiqësi. Allahu do të bëjë që mos të kesh nevojë për atë lloj faltoreje. – “Është më e drejtë të falesh në atë xhami, themelet e së cilës, prej ditës së parë, u...

107. Ata që ndërtuan xhami sherri e mosbesimi – për t’i përçarë besimtarët dhe si përgatitje për atë që më parë kishte luftuar kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të betohen se nuk kanë pasur tjetër qëllim, veç së mirës. Por Allahu dëshmon se ata janë mashtrues.

Disa munafikë ndërtuan një xhami të re pranë asaj që ndërtoi Profeti në Kuba. Me këtë, ata synonin përplasjen dhe përçarjen mes muslimanëve. Ata po përgatisnin kështu terrenin për një armik të Zotit, të Profetit të Tij dhe të besimtarëve. Ata e ndërtuan atë xhami...

106. Ka (edhe) të tjerë, që janë lënë në pritje të urdhërit të Allahut, nëse do t’i dënojë apo do t’ua pranojë pendimin. Allahu e di mirë gjendjen e tyre dhe e di ç’bën me ta.

Ka edhe të tjerë që e vonojnë zbatimin e urdhrave të Zotit. Për këta, Allahu i Lartësuar na njofton se, ose do t’i ndëshkojë, ose do t’ua pranojë pendimin. Ky ajet është një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm për ata që i bëjnë bisht urdhrit të Zotit dhe një...