Select Page

105. Dhe thuaj: “Punoni (me përkushtim), sepse Allahu do ta shohë veprën tuaj; edhe i Dërguari i Tij e besimtarët (do ta shohin). “Më pas, ju do të ktheheni te i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen, e Ai do t’ju tregojë gjithçka që keni bërë.

– “Dhe thuaj: “Punoni (me përkushtim), sepse Allahu do ta shohë veprën tuaj; edhe i Dërguari i Tij e besimtarët (do ta shohin).” – Allahu i Madhëruar u drejtohet besimtarëve që t’u thonë munafikëve: Veproni ashtu si t’ju vijë për mbarë dhe...

103. Merr prej pasurisë së tyre sadaka, që t’i pastrosh dhe t’i dëlirësh, dhe lutu për ta, sepse me të vërtetë lutja jote është burim qetësie për ta. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.

– “Merr prej pasurisë së tyre sadaka, që t’i pastrosh dhe t’i dëlirësh,…” –  Merr zekatin e detyrueshëm të pasurisë së tyre! Përmes tij, Allahu i Madhëruar i pastron ata nga gjynahet dhe nga cilësitë e këqija, si koprracia, ngurtësia e zemrës...

102. Ka edhe të tjerë, që janë të vetëdijshëm për gjynahet e veta. Ata kanë edhe vepra të mira edhe vepra të këqija. Allahu do t’i falë ata, sepse Ai është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë.

– “Ka edhe të tjerë, që janë të vetëdijshëm për gjynahet e veta.” – Ashtu sikurse ka mohues dhe munafikë në botë, ka edhe të tjerë që i pranojnë me keqardhje gabimet e tyre. Ata pendohen sinqerisht për gjynahet e tyre dhe nxitojnë për t’u përmirësuar dhe...

101. Rreth jush ka beduinë që janë hipokritë. Edhe prej banorëve të Medinës ka nga ata që janë kryeneçë në dyfytyrësinë e tyre. Ti nuk i njeh ata, por Ne i dimë mirë. Kemi për t’i dënuar ata dy herë, e pastaj do të flaken në dënimin e madh.

– “Rreth jush ka beduinë që janë hipokritë. Edhe prej banorëve të Medinës ka nga ata që janë kryeneçë në dyfytyrësinë e tyre. Ti nuk i njeh ata, por Ne i dimë mirë.” – Kuptimi: Shumë nomadë – por edhe disa banorë të Medinës – janë munafikë. Ata janë...

100. Allahu është i kënaqur me besimtarët e hershëm muhaxhirë e ensarë dhe me ata që i pasuan me vepra të mira. Edhe ata janë të kënaqur me Të. Për ta Ai ka përgatitur kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetësisht. Ky është fitimi i madh.

– “Allahu është i kënaqur me besimtarët e hershëm muhaxhirë e ensarë dhe me ata që i pasuan me vepra të mira.” – Besimtarët e hershëm janë të parët e këtij umeti që pranuan fenë e vërtetë dhe sakrifikuan gjithçka në emër të Zotit, duke emigruar dhe duke...