Select Page

117. Allahu ua pranoi pendimin Profetit, si edhe muhaxhirëve dhe ensarëve që e ndoqën pas në ato çaste të vështira, kur zemrat e disave prej tyre gati u lëkundën. Allahu i fali ata. Ai është i Butë dhe Mëshirëplotë me ta.

– “Allahu ua pranoi pendimin Profetit, si edhe muhaxhirëve dhe ensarëve që e ndoqën pas në ato çaste të vështira, kur zemrat e disave prej tyre gati u lëkundën.” – Allahu i Lartësuar na njofton se si me mëshirën dhe bamirësinë e Tij, Ai i pranoi pendimin...

114. Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë.

– “Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë.” – Për sa i përket lutjes së Ibrahimit, të dashurit të Rahmanit, për babain e Tij idhujtar, kjo ndodhi veçse për një shkak: se Ibrahimi i kishte...

113. Nuk është e drejtë për Profetin e as për besimtarët që të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë nga të afërmit të tyre, pasi t’u jetë bërë e qartë se me të vërtetë ata janë banorë të Xhehenemit.

– “Nuk është e drejtë për Profetin e as për besimtarët që të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë nga të afërmit të tyre, pasi t’u jetë bërë e qartë se me të vërtetë ata janë banorë të Xhehenemit.” – Nuk u shkon për shtat dhe është jo e mirë që...

112. Ata që kthehen (tek Allahu) të penduar, adhuruesit (e sinqertë), ata që i thurin lavde (Zotit), agjëruesit, ata që bëjnë ruku dhe sexhde, ata që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat dhe i ruajnë kufijtë e Allahut – ata janë besimtarë (të vërtetë). Pra, përgëzoji besimtarët (e vërtetë)!

Duket sikur, para se të shpalleshin këto ajete, dikush ka pyetur: “Cilët janë ata besimtarë që e meritojnë premtimin e Allahut për futje në Xhenet dhe për nderime?” Dhe i Madhëruari i thotë: – “Ata që kthehen (tek Allahu) të penduar, adhuruesit (e...