Select Page

– “Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Ai jep jetë dhe vdekje.” – Allahu është Pronari, Sunduesi dhe Mbretëruesi i tyre. Ai përkujdeset dhe rregullon të gjitha çështjet e krijesave të Tij. Ai jep dhe merr jetë. Allahu ka caktuar ligjet e krijimit dhe është i lavdëruar dhe absolut për këto ligje. Nuk ka defekte në ligjet e Tij të krijimit.

Të tilla janë edhe ligjet e jetës dhe të adhurimit që Ai ua ka bërë detyrë krijesave. Nëse në ligjet e krijimit të gjithësisë nuk mund të gjesh asnjë mangësi, atëherë si mund të gjesh boshllëqe në ligjet e besimit dhe të adhurimit të Tij?! Kurrsesi nuk mund të pranohet që Allahu t’i lërë njerëzit të çoroditur dhe të shpërfillur, të paudhëzuar dhe injorantë, ndërkohë që kjo është çështja më e rëndësishme e përkujdesjes për krijesat.

– “Ju nuk keni mbrojtës, as ndihmëtar tjetër, veç Allahut.” – Ju nuk mund të gjeni ndonjë përkrahës tjetër, veç Allahut, për t’ju ndihmuar që t’ju vijë ndonjë e mirë dhe as mbrojtës, që t’ju ruajë nga të këqijat.