Select Page

13. A do të ngurroni ju të luftoni një popull që i shkel zotimet e veta dhe që synon të dëbojë të Dërguarin, dhe kur, në fakt, ishin ata që ju sulmuan të parët? Mos vallë keni frikë prej tyre? Është Allahu Ai që e meriton më shumë që ju t’i frikësoheni, nëse jeni besimtarë.

– “A do të ngurroni ju të luftoni një popull që i shkel zotimet e veta dhe që synon të dëbojë të Dërguarin, dhe kur, në fakt, ishin ata që ju sulmuan të parët?” – Ata shkelin marrëveshjet me ju dhe duan të dëbojnë Profetin, ndërkohë që janë të detyrueshme...

12. Por nëse pas lidhjes së marrëveshjes, ata e shkelin zotimin e tyre dhe sulmojnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër krerëve të mohimit – sepse ata vërtet nuk kanë besë – me qëllim që të frenohen.

Në ajetet e mësipërme Allahu i Madhëruar na udhëzon që, nëse idhujtarët u qëndrojnë korrekt marrëveshjeve dhe pakteve, edhe ne duhet t’u përmbahemi atyre. Në vijim, i Madhëruari thotë: – “Por nëse pas lidhjes së marrëveshjes, ata e shkelin zotimin e tyre...

11. Megjithatë, nëse ata pendohen, falin rregullisht namazin dhe japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në besim. Kështu i sqarojmë Ne argumentet për njerëzit e ditur.

– “Megjithatë, nëse ata pendohen, falin rregullisht namazin dhe japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në besim.” – Nëse pendohen për shirkun dhe kthehen në besimin e pastër, i cili i nënshtron ata që të falin namazin dhe të japin zekatin, atëherë ata...