Select Page

– “Allahu ia pranon pendimin atij që do.” – Me urtësinë dhe mëshirën e Tij të gjerë, Allahu i Madhëruar bën të mundur që një pjesë e mohuesve që kanë luftuar të vërtetën, të pendohen dhe Ai t’ua zgjerojë kraharorin për të pranuar Islamin.

Është i Madhëruari që ua zbukuron Islamin dhe besimin e pastër në zemrat e tyre dhe ua bën të urryer dhe të shëmtuar mosbesimin, shfrenimin në kalimin e kufijve dhe mosbindjen ndaj Tij. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë në çështjen se kujt i jep sukses që të hyjë në fenë Islame e kujt jo:

“Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” – Allahu vendos çdo gjë në vendin e vet. Ai e di shumë mirë se kush e meriton dhe kush është i gatshëm për t’iu dhuruar imani, prandaj i udhëzon ata, me pushtetin dhe mëshirën e Tij. Ai e di mirë, gjithashtu, edhe se kush nuk e meriton të udhëzohet, por meriton që të mbetet në humbje dhe në shfrenim.