Select Page

20. Ata të cilët kanë besuar, emigruar dhe luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut, kanë pozitë më të lartë tek Allahu. Dhe ata janë fitimtarët.

– “Ata të cilët kanë besuar, emigruar dhe luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut, kanë pozitë më të lartë tek Allahu. Dhe ata janë fitimtarët.” – Janë ata që emigruan për hir të Allahut, ashtu si i mësoi Allahu dhe Profeti i Tij. Janë ata...

19. Vërtet e konsideroni dhënien ujë haxhinjve dhe kujdestarinë për Xhaminë e Shenjtë, të njëjtë me besimin në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe luftën në rrugën e Allahut? Jo, këto nuk janë të njëjta për Allahun. Allahu nuk i udhëzon në rrugën e drejtë keqbërësit.

– ”Vërtet e konsideroni dhënien ujë haxhinjve dhe kujdestarinë për Xhaminë e Shenjtë, të njëjtë me besimin në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe luftën në rrugën e Allahut?” – Disa muslimanë polemizonin me njëri-tjetrin – ose ndoshta me një grup...

18. Për xhamitë e Allahut kujdesen veçse ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, e përkryejnë namazin e japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt tjetër veç Allahut. Shpresohet që këta të jenë të udhëzuar (në rrugën e drejtë).

– “Për xhamitë e Allahut kujdesen veçse ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, e përkryejnë namazin e japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt tjetër veç Allahut.” – Këto janë cilësitë e adhuruesve të vërtetë. Ata i falin rregullisht namazet,...

17. Nuk kanë të drejtë idhujtarët të kujdesen për xhamitë e Allahut, kur vetë ata dëshmojnë për vetveten se janë mohues. Atyre u shkojnë kot veprat e tyre dhe do të jenë përgjithmonë në Zjarr.

– “Nuk kanë të drejtë idhujtarët të kujdesen për xhamitë e Allahut, kur vetë ata dëshmojnë për vetveten se janë mohues.” – Nuk është e drejtë dhe as e pranueshme që idhujtarët të frekuentojnë faltoret e Zotit për të kryer ritet e tyre, ndërkohë që edhe ata...

16. A mos menduat se do të braktiseni dhe se Allahu nuk do t’i nxjerrë në pah ata ndër ju që luftojnë e që nuk kanë zgjedhur për mik të dashur asnjë tjetër, përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve? Allahu e di hollësisht atë që bëni ju.

  Allahu i Lartësuar, pasi i urdhëroi besimtarët për xhihad në rrugën e Tij, i përkujton ata për një çështje të rëndësishme:  – “A mos menduat se do të braktiseni dhe se Allahu nuk do t’i nxjerrë në pah ata ndër ju që luftojnë e që nuk kanë zgjedhur për mik të...