Select Page

26. Por Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin dhe mbi besimtarët. Ai zbriti një ushtri (melekësh), që ju nuk e patë, dhe i dënoi jobesimtarët. Ky qe “shpërblimi” i mohuesve.

– “Por Allahu zbriti qetësinë Tij mbi të Dërguarin dhe mbi besimtarët.” – ‘Es-sekinetu’ (qetësia) është një ndjenjë e dashur, që Allahu e zbret në zemrat e njerëzve në kohë sprove e tronditjesh të mëdha. Kjo i bën njerëzit të gjejnë qetësinë e nevojshme...

25. Sigurisht që Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja. Edhe në ditën e Hunejnit, kur ju u mahnitët nga numri juaj i madh, por që nuk ju vlejti aspak. Toka ju duk e ngushtë, me tërë atë gjerësi dhe më pas ju u tërhoqët.

  Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësitë e Tij të shumta dhe ndihmën e madhe në shumë luftëra të tyre kundër mohuesve. Në mënyrë të veçantë, Ai u kujton ndihmën e Tij në betejën e Hunejnit, kur u shtrënguan aq shumë, saqë u larguan nga fushëbeteja. Toka, aq...

24. Thuaj: “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që keni fituar, tregtia për të cilën frikësoheni se do të dështojë ose banesat ku ju gjeni kënaqësi, janë më të dashura për ju sesa Allahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë prisni (vendimin e Tij) dhe të jeni të sigurt se Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë të shfrenuarit.

– “Thuaj: “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që keni fituar, tregtia për të cilën frikësoheni se do të dështojë ose banesat ku ju gjeni kënaqësi, janë më të dashura për ju sesa Allahu, se i...

23. O ju që keni besuar! Mos i mbani për miq (e aleatë) prindërit dhe vëllezërit tuaj, nëse ata parapëlqejnë mosbesimin kundrejt besimit! Çdokush prej jush që miqësohet me ta, është, vërtet keqbërës.

– “O ju që keni besuar! Mos i mbani për miq (e aleatë) prindërit dhe vëllezërit tuaj, nëse ata parapëlqejnë mosbesimin kundrejt besimit!” – O besimtarë, punoni sipas normave të besimit tuaj! Ju duhet të keni miq dhe të ndihmoni ata që besojnë, punojnë dhe...