Select Page

194. Nuk ka dyshim se ata që ju po i adhuroni veç Allahut, janë të krijuar, sikurse edhe ju. Lutjuni atëherë atyre dhe le t’ju përgjigjen, nëse e thoni të vërtetën.

– “Nuk ka dyshim se ata që ju po i adhuroni veç Allahut, janë të krijuar, sikurse edhe ju.” – Nuk ka asnjë dallim mes jush dhe atyre: të gjithë jeni rob të Allahut të Lartësuar, jeni pronë dhe krijesa të Tij. Nëse ju vërtet besoni se ata e meritojnë që të...

190. Por pasi Ai u dhuron atyre fëmijë të mirë, ata i përshkruajnë Atij ortakë në atë që u dhuroi. Por Allahu është i Dëlirë dhe i Lartësuar nga ortakët që ata i përshkruajnë.

– “Por pasi Ai u dhuron atyre fëmijë të mirë, ata i përshkruajnë Atij ortakë në atë që u dhuroi.” – Por, kur Allahun e Lartësuar ua dhuron fëmijën ashtu si ata e kërkonin, domethënë, të plotë e të shëndetshëm, ata, në vend që ta njësojnë të Madhëruarin...

189. Është Allahu Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademi), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë), për të gjetur qetësinë tek ajo. Kur njeriu e mbulon (kontakton me) gruan e tij, ajo ngarkohet me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdon me të (pa e ndier). Por kur ajo (barrë) rëndohet, ata të dy e lusin Allahun, Zotin e tyre: “Nëse na jep fëmijë të mirë, do të të jemi vërtet mirënjohës.“

– “Është Allahu Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademi), …’’ – Allahu ju krijoi ju të gjithëve, o njerëz, burra e gra, sado të shumtë, të ndryshëm dhe të shpërndarë të jeni në tokë. Allahu ju krijoi të gjithëve nga një njeri i vetëm, i cili...