– “Mos vallë, po i përshkruajnë Atij si ortakë sende që nuk mund të krijojnë asgjë, por, vetë janë të krijuara?! Ata nuk mund t’u japin atyre ndonjë ndihmë e as veten e vet nuk mund ta ndihmojnë.” – Idhujt e tyre nuk kanë krijuar asgjë, madje ata janë vetë të krijuar. Ata janë të pafuqishëm dhe nuk mund të ndihmojnë adhuruesit e tyre. Pse nuk po mendoni, o njerëz?!
Nëse idhujt nuk mund të krijojnë as një thërmijë të vogël, sepse edhe vetë janë të krijuar, nëse nuk kanë mundësi që të largojnë të keqen nga adhuruesit e as nga vetja e tyre, atëherë si mund të konsiderohen të barabartë me Zotin dhe të adhurohen si Ai?! Pa dyshim që kjo është padrejtësia dhe mendjelehtësia më e madhe.