Select Page

153. Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që ju të jeni të devotshëm.

– “Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj …” – Këto dipozita e shumë të tjera të ngjashme, të cilat Allahu i Madhëruar i ka qartësuar plotësisht në Shpalljen e Tij, përbëjnë “rrugën e drejtë”, që të çon tek Allahu dhe në mirësitë që Ai...

152. Mos iu afroni pasurisë së jetimit, veçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë! Masni dhe peshoni me drejtësi! Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të veta. Kur të flisni, duhet të jeni të drejtë, edhe kur çështja është për të afërmit tuaj. Plotësojini zotimet që i bëni Allahut! Këto janë porositë e Tij, me qëllim që ju të kujtoni.

– “Mos iu afroni pasurisë së jetimit, veçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë!“- Allahu i Lartësuar na ndalon nga cenimi i pasurisë së jetimit, me çfarëdolloj rruge dhe mënyre të bëhet ajo. Pasurisë së tij duhet t’i afrohemi, ashtu sikurse...

151. Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka ndaluar Zoti juaj: Të mos adhuroni (askënd e) asgjë tjetër përveç Tij; të silleni mirë me prindërit; të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju furnizojmë ju dhe ata; të mos u afroheni gjynaheve – të hapura apo të fshehta qofshin; dhe të mos vrisni atë që Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e do drejtësia. Këto janë porositë e Tij, që ju të mendoni thellë.

Allahu i Lartësuar e porosit Profetin (a.s.) që t’u drejtohej atyre të cilët bënin haram ato që Ai i kishte lejuar dhe t’u thoshte: – “Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka urdhëruar Zoti juaj …” – Ejani t’ju tregoj se cilat janë ato vepra...

150. Thuaj: “Sillni dëshmitarë që të dëshmojnë se Allahu ka ndaluar këtë e atë!” Nëse duan të bëjnë dëshmi të rreme, ti mos dëshmo bashkë me ta! Kurrë mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i konsiderojnë si gënjeshtra, nuk besojnë jetën e përtejme dhe sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre.

– “Thuaj: “Sillni dëshmitarë që të dëshmojnë se Allahu ka ndaluar këtë e atë!” – Kuptimi: Thuaju atyre të cilët bëjnë haram ato që lejon Allahu dhe pretendojnë se është vetë Allahu Ai që i ka bërë këto ndalesa: “Sillni dëshmitarë, që të dëshmojnë se është...

148. Idhujtarët do të thonë: “Sikur të kishte dashur Allahu, nuk do të ishim idhujtarë as ne e as prindërit tanë, e as nuk do të kishim bërë harame.” Kështu kanë gënjyer edhe ata që ishin para tyre, derisa përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaju: “A keni ndonjë dije (të sigurt) për të na paraqitur? Ju mbështeteni vetëm në hamendje. Ju, në të vërtetë, vetëm se gënjeni.

– “dhujtarët do të thonë: “Sikur të kishte dashur Allahu, nuk do të ishim idhujtarë as ne e as prindërit tanë, e as nuk do të kishim bërë harame.” – Allahu i Lartësuar njoftoi për idhujtarët, të cilët, për të justifikuar idhujtarinë dhe haramet e tyre, do...