Select Page

159. Vërtet për ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti nuk ke asnjë përgjegjësi. Çështja e tyre është vetëm tek Allahu. Ai do t’ua tregojë të vërtetën se çfarë kanë bërë.

– “Vërtet, për ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti nuk ke asnjë përgjegjësi.” – Allahu i Madhëruar i kërcënon ata që e përçanë fenë e vërtetë dhe krijuan kundërshtime mes njëri-tjetrit. Çdokush zgjodhi një emër për fenë e stisur të tij,...

158. Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?! Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij. Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur.“

– “Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?” – Çfarë presin këta zullumqarë, që vazhdojnë të zhyten në padrejtësitë e tyre? Mos presin që t’u vijnë shenjat pararendëse të ndëshkimit dhe...

157. Dhe që të mos thoni: “Sikur Libri të na kishte zbritur neve, do ta kishim ndjekur udhëzimin e tij edhe më mirë se ata. Tani që ju erdhi nga Zoti juaj një argument i qartë dhe një udhëzim e mëshirë, kush është më keqbërës se ai që i mohon argumentet e Allahut dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t’i godasim me ndëshkimin më të rëndë ata, që ua kthejnë shpinën Argumenteve Tona dhe që pengojnë (njerëzit) nga rruga e drejtë.

– “Dhe që të mos thoni: “Sikur Libri të na kishte zbritur neve, do ta kishim ndjekur udhëzimin e tij edhe më mirë se ata.” – Nëpërmjet Kur’anit, juve ju është mundësuar që të merrni bazat kryesore të udhëzimit, duke mos pasur më justifikim për...

154. Pastaj Ne i dhamë Musait Librin si plotësim (të mirësive Tona) për ata që ishin vepërmirë e të bindur. Ai shpjegonte gjithçka me hollësi dhe ishte udhërrëfyes e mëshirë, që ata të besonin se do të takoheshin me Zotin e tyre.

– “Pastaj Ne i dhamë Musait Librin si plotësim (të mirësive Tona) …” – Fjala ‘pastaj’ nuk shërben për të treguar renditje kronologjike të veprimeve në kohën reale, sepse koha e Musait dhe e Librit të tij ka qenë shumë më përpara kohës së Muhamedit...