Select Page

8. Nëse gjatë ndarjes së trashëgimisë janë të pranishëm farefisi i largët, jetimët dhe të varfrit, u dhuroni edhe atyre diçka e u thoni fjalë të mira!

    Edhe këtu kemi të bëjmë me një prej ligjeve të mrekullueshme të Allahut të Mëshirshëm, të cilët kënaqin dhe qetësojnë çdo zemër dhe shpirt. Kështu, gjatë ndarjes së trashëgimisë mund të jenë të pranishëm edhe të afërm të të ndjerit, të cilët nuk meritojnë pjesë...

7. Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që kanë lënë prindërit dhe të afërmit e tyre. Edhe femrave u takon pjesë nga ajo që kanë lënë prindërit dhe të afërmit, qoftë pak apo shumë. Këto janë pjesë të përcaktuara (nga Zoti).

  Në kohën e injorancës paraislamike, arabët, për shkak të paditurisë dhe ashpërsisë së tyre, nuk u bënin pjesë në trashëgimi të dobtëve, siç janë gratë dhe fëmijët. Trashëgiminë ata e ndanin vetëm mes burrave të fortë, sepse – sikurse justifikoheshin –...

6. Vërini në provë jetimët, derisa të bëhen për t’u martuar e nëse vëreni tek ata pjekuri, atëherë jepuani pasurinë e tyre! Mos e hani pasurinë e tyre duke e shpërdoruar dhe duke u ngutur (të përfitoni) para se të rriten! Kush është i pasur, le të ruhet, e kush është i varfër, le të hajë me masë. Kur t’ua dorëzoni jetimëve pasurinë e vet, bëjeni këtë në prani të dëshmitarëve! Allahu është i mjaftueshëm si Llogaritës.

– “Vërini në provë jetimët, derisa të bëhen për t’u martuar e nëse vëreni tek ata pjekuri, atëherë jepuani pasurinë e tyre!” – Është e domosdoshme të provosh aftësinë e jetimëve para se t’u dorëzosh pasurinë e tyre. Prova bëhet duke i dhënë jetimit, të...

5. Mos u jepni të paaftëve (mendërisht) pasurinë tuaj, me të cilën Allahu ju ka begatuar, por ushqejini ata nga ajo pasuri, vishini dhe u thoni fjalë të mira!

– “Mos u jepni të paaftëve (mendërisht) pasurinë tuaj, me të cilën Allahu ju ka begatuar, …” – “Es-sufehâ” quhen ata që nuk janë të aftë ose që nuk kanë zotësinë e mjaftueshme për të vepruar me pasurinë e tyre ose për shkak se janë të sëmurë mendorë apo të...

4. Jepuni grave mehrin e tyre në shenjë bindjeje ndaj Zotit! Në qoftë se ato, me dëshirën e tyre, ju falin diçka nga ai (mehri), atëherë përdoreni atë, sepse tashmë, ai është hallall dhe i mirë për ju.

– “Jepuni grave mehrin e tyre në shenjë bindjeje ndaj Zotit!” – Pra, jo vetëm që t’u jepni mehrin, gjë që e keni të detyrueshme, por edhe që dhënia të bëhet me kënaqësi dhe dashamirësi nga ana juaj. Jepeni atë në shenjë bindjeje ndaj Zotit tuaj, me qetësi,...

3. Në qoftë se druheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj jetimëve, atëherë martohuni me gra të mira që ju pëlqejnë: me dy, tri a me katër. Por nëse druheni se nuk do t’i përmbaheni drejtësisë ndaj tyre (grave), atëherë (martohuni) vetëm me një grua, ose me ato që keni në pronësinë tuaj (robëreshat). Kjo do ta bëjë më të lehtë, që të mos bini në padrejtësi.

– “Në qoftë se druheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj jetimëve, atëherë martohuni me gra të mira që ju pëlqejnë: me dy, tri a me katër …” – Kuptimi: Nëse druheni se do të jeni të padrejtë dhe nuk do të plotësoni si duhet detyrimet ligjore ndaj femrave...