Select Page

2. Jepuani pasurinë e tyre jetimëve dhe mos e përzieni pasurinë e pastër me të papastrën. Mos e hani pasurinë e tyre duke e përzier me pasurinë tuaj, sepse ky është një gjynah i madh.

– “Jepuani pasurinë e tyre jetimëve …” – Kur shtjellon imtësisht të drejtat njerëzore që ne duhet të përmbushim, Allahu i Lartësuar e fillon me të drejtat e jetimëve. ‘Jetimë’ quhen fëmijët që janë nën moshën e pjekurisë e të pafuqishëm për të...

1. O njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, ndërsa prej tij krijoi bashkëshorten, e prej atyre të dyve përhapi shumë burra e gra. Kijeni frikë Allahun, me emrin e të Cilit përbetoheni dhe ruajini lidhjet farefisnore! Vërtet, Allahu është Mbikëqyrësi juaj i përhershëm.

– “O njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, ndërsa prej tij krijoi bashkëshorten, e prej atyre të dyve përhapi shumë burra e gra.” – Allahu i Lartësuar e ka filluar këtë sure me një urdhër për devotshmëri dhe bindje...