Select Page

92. Asnjë besimtar nuk duhet ta vrasë një besimtar tjetër, përveçse gabimisht. Kushdo që vret gabimisht një besimtar, ai është i detyruar të lirojë një skllav besimtar dhe shpagimin (e gjakut) t’ia dorëzojë familjes së tij, veç në qoftë se ata ia falin (gjakun). Në qoftë se ai (i vrari gabimisht) është besimtar, por i takon një populli që është në luftë me ju, atëherë është detyrim vetëm lirimi i një skllavi besimtar. Në qoftë se ai (i vrari) është nga një popull me të cilin ju keni marrëveshje, atëherë është detyrim që familjes së tij t’i dorëzohet shpagimi (i gjakut) dhe që të lirohet një skllav besimtar. E, kush nuk ka mundësi (të lirojë një skllav), le të agjërojë dy muaj rresht, si formë pendese para Allahut. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.

– “Asnjë besimtar nuk duhet ta vrasë një besimtar tjetër, përveçse gabimisht.” – Këtu kemi të bëjmë me një stil shumë të veçantë për të treguar se diçka është e ndaluar dhe kurrë nuk duhet të ndodhë. Pra, është e pamundur që një besimtar të vrasë me qëllim...

91. Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen nga ju dhe nga populli i tyre. Por sa herë që ftohen në idhujtari ata kthehen pas e bien në të. Kështu, në qoftë se këta nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kapini dhe vritni kudo që t’i ndeshni! Ne ju kemi dhënë argument të qartë kundër tyre.

– “Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen nga ju dhe nga populli i tyre. Por sa herë që ftohen në idhujtari ata kthehen pas e bien në të.” – Kuptimi: Nga mesi i munafikëve, me të cilët keni të bëni, do të gjeni të tillë që thjesht synojnë...

90. Përveç atyre që strehohen te një popull me të cilin ju keni marrëveshje e përveç atyre që vijnë te ju, sepse u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Sikur të donte Allahu, Ai do t’u jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju, dhe kështu ata do t’ju luftonin. Në qoftë se ata tërhiqen, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju jep të drejtë kundër tyre.

– “Përveç atyre që strehohen te një popull me të cilin ju keni marrëveshje …” – Ata të cilët kanë bërë pakt me shtetin që ka marrëveshje paqeje me muslimanët. Pra, edhe këta kanë të njëjtin gjykim me popullin që ka pakt paqeje me muslimanët: pasuria...

89. Ata (munafikët) dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, sikurse nuk besojnë ata vetë, dhe kështu të bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre, derisa ata të mërgojnë për hir të Allahut! Por nëse refuzojnë, atëherë, kudo që t’i gjeni, kapini dhe vritini dhe mos i zini kurrë as si miq e as si mbështetës.

– “Ata (munafikët) dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, sikurse nuk besojnë ata vetë, dhe kështu të bëheni të njëjtë.” – Kjo është dëshira e tyre: që ju të mohoni besimin e drejtë dhe të vërtetë dhe të bëheni si ata. – “Mos zini miq prej tyre, derisa...

88. Përse ndaheni në dy grupe për çështjen e munafikëve? Allahu i ka zhytur ata në mohim për shkak të veprave të tyre (të këqia)?! A mos doni të udhëzoni në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë të humbur?! Për atë që Allahu i ka lënë të humbur, ju nuk keni për të gjetur rrugëdalje.

– “Përse ndaheni në dy grupe për çështjen e munafikëve? Allahu i ka zhytur ata në mohim për shkak të veprave të tyre (të këqia)?! A mos doni të udhëzoni në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë të humbur?! Për atë që Allahu i ka lënë të humbur, ju nuk keni për...

87. Allahu është Ai që Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Pa dyshim, Ai do t’ju tubojë Ditën e Gjykimit, për të cilën nuk ka dyshim. Dhe, cili mund të jetë në fjalë më i vërtetë se Allahu?!

– “Allahu është Ai që Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij.” – Allahu i Lartësuar na tregon për njëshmërinë e Tij në meritueshmërinë e adhurimit. Ai është Zoti i vetëm që meriton t’i përkushtohesh me madhërimin, nënshtrimin, bindjen dhe dashurinë...