Select Page

14. Njerëzve u është hijeshuar dashuria për kënaqësitë e kësaj bote, për gratë (e hijshme), për djemtë (e pasardhësit e shumtë), për pasurinë e madhe prej ari e argjendi, për kuajt e stolisur e për bagëtinë e bujqësinë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, por tek Allahu është e ardhmja më e mirë.

– “Njerëzve u është hijeshuar dashuria për kënaqësitë e kësaj bote, për gratë (e hijshme), për djemtë (e pasardhësit e shumtë), për pasurinë e madhe prej ari e argjendi, për kuajt e stolisur e për bagëtinë e bujqësinë.” – Allahu i Lartësuar na tregon se...

13. Për ju ishte një shenjë e madhe kur dy palët u përballën me njëra-tjetrën. Njëra palë luftonte në rrugën e Allahut, kurse pala tjetër ishin jobesimtarë. Ata (besimtarët) panë me sytë e tyre se të tjerët (qafirët) ishin dy herë më shumë se ata. Por Allahu përforcon atë që dëshiron me ndihmën e Vet. Vërtet, në atë ngjarje pati një mësim të madh për ata që janë të mençur.

– “Për ju ishte një shenjë e madhe kur dy palët u përballën me njëra-tjetrën. Njëra palë luftonte në rrugën e Allahut, kurse pala tjetër ishin jobesimtarë.” – Për ju ka shumë mësime nga përballja mes dy ushtrive në betejën e Bedrit. Dy ushtritë ishin:...

11. Kështu ndodhi edhe me pasuesit e Faraonit dhe ata të mëhershmit. Ata i mohuan Argumentet Tona. Për këtë arsye, Allahu i shkatërroi për fajet e tyre. Allahu ndëshkon shumë ashpër.

– “Kështu ndodhi edhe me pasuesit e Faraonit dhe ata të mëhershmit.” –  Që pasuria dhe fëmijët nuk u bëjnë dobi qafirëve, ka qenë një ligj i pandryshueshëm i Allahut të Lartësuar për të gjithë popujt. Kështu ishte për popullin e Faraonit, por edhe për të...