Select Page

55. (Kujto kur) Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr ty e do të të ngre pranë Meje. Unë do të të shpëtoj ty prej (sherrit të) atyre që nuk besojnë dhe ata që të pasojnë ty do t’i lartësoj mbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kijametit. Pastaj, vetëm tek Unë është kthimi juaj dhe Unë do të gjykoj mes jush për ato çështje për të cilat ratë në kundërshti.

– “(Kujto kur) Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr ty e do të të ngre pranë Meje. Unë do të të shpëtoj ty prej (sherrit të) atyre që nuk besojnë” – Kështu, Allahu i Lartësuar e ngriti Isain (a.s.), Profetin dhe adhuruesin e Tij të sinqertë, pranë Vetes. Allahu...

52. Kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim, tha: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Dishepujt e tij thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut. Ne besojmë në Allahun, ndaj ti dëshmo për ne që jemi muslimanë.

– “Kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim, tha: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?”  – Kështu, Isai (a.s.) vuri re tek ata mosbindje. Jo vetëm kaq, por ata lëshuan edhe shpifje e fyerje kundër tij, duke thënë që mrekullitë që ai...