– “Kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim, tha: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” – Kështu, Isai (a.s.) vuri re tek ata mosbindje. Jo vetëm kaq, por ata lëshuan edhe shpifje e fyerje kundër tij, duke thënë që mrekullitë që ai shfaqte ishin magji. Madje, ata u përpoqën edhe që ta vrisnin. Kur Isai (a.s.) vërejti një sjellje të tillë, tha: “Kush do të jenë ndihmëtarët e mi për të vazhduar në rrugën e Zotit? Kush do të më ndihmojë mua që të përhapim fenë e Zotit?”
– “Dishepujt e tij thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut. Ne besojmë në Allahun, ndaj ti dëshmo për ne që jemi muslimanë!” – Dishepujt, pra, nxënësit e Isait (a.s.) thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e (rrugës së) Allahut”. Dhe, vërtet, ata ia përkushtuan jetën e tyre këtij misioni. Ata thanë: