Select Page

103. Dhe kapuni fort që të gjithë pas “litarit” (fesë) të Allahut e mos u përçani! Dhe kujtojeni (me mirënjohje) mirësinë e Allahut ndaj jush, kur ju ishit të armiqësuar me njëri-tjetrin e Ai i bashkoi zemrat tuaja, dhe kështu, me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër. Ju ishit buzë Gropës së Zjarrit dhe Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu jua sqaron Allahu Argumentet e Veta, që ju ta gjeni udhëzimin e sigurt.

– “Dhe kapuni fort që të gjithë pas “litarit” (fesë) të Allahut e mos u përçani!” – Pra, i Lartësuari na urdhëron që të mblidhemi të gjithë rreth fesë së Tij, duke zbatuar porositë dhe udhëzimet e Tij. Ne duhet të njësojmë radhët tona, duke u bashkuar dhe duke...

101. Si mund të mos besoni, kur juve po ju lexohen ajetet e Allahut, dhe në mesin tuaj gjendet i Dërguari i Tij?! E kush i përmbahet fesë së Allahut, ai është udhëzuar në rrugën e drejtë.

– “Si mund të mos besoni, kur juve po ju lexohen ajetet e Allahut, dhe në mesin tuaj gjendet i Dërguari i Tij?!” – Profeti (a.s.) ju lexon juve ajetet e udhëzimet e Zotit tuaj vazhdimisht dhe është ende mes jush. Ajetet e sjella prej Tij janë shumë të...

99. Thuaj: “O ithtarë të Librit! Përse i pengoni nga rruga e Allahut ata që besojnë, duke kërkuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërkohë që vetë ju jeni dëshmitarë (se ajo është rruga e vërtetë)? Allahu nuk është aspak i Pavëmendshëm ndaj asaj që ju bëni.

– “Thuaj: “O ithtarë të Librit, përse i mohoni ajetet e Allahut, kur dihet se Allahu mbikqyr gjithçka që bëni?!” Thuaj: “O ithtarë të Librit! Përse i pengoni nga rruga e Allahut ata që besojnë, duke kërkuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërkohë që vetë ju...