Select Page

110. Ju jeni populli më i mirë, i ardhur për të mirën e njerëzve. Ju urdhëroni për mirë, ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun. Sikur ithtarët e Librit të besonin (Islamin), do të ishte shumë më mirë për ta. Disa prej tyre bëhen besimtarë (muslimanë), po shumica e tyre janë shkelës së kufijve të Zotit.

– “Ju jeni populli më i mirë, i ardhur për të mirën e njerëzve. Ju urdhëroni për mirë, ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun.” – Allahu i Lartësuar e lëvdon këtë umet, duke na treguar se është populli më i mirë që Ai  ka nxjerrë në jetën e njerëzimit....

106. Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen, atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t’u thuhet: “A mohuat edhe pasi kishit besuar?! Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj.

– “Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen …” – Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjendjes së njerëzve në Ditën e Gjykimit. Atë ditë, gjykimi i Zotit, i bazuar në drejtësinë dhe bamirësinë e Tij absolute, do të...

105. E mos u bëni si ata që janë përçarë dhe që kundërshtojnë njëri-tjetrin, pasi u kanë zbritur Argumentet e qarta! Për ata do të ketë një dënim të madh.

– “E mos u bëni si ata që janë përçarë dhe që kundërshtojnë njëri-tjetrin, pasi u kanë zbritur Argumentet e qarta!” – Është e çuditshme se përçarja e tyre erdhi pasi iu ishte bërë e qartë e vërteta. Ishin shumë porosi dhe urdhra të Zotit që i ndalonin ata...