Select Page

Ai vepron në mbretërinë e Tij sikurse e kërkon dija dhe urtësia e Tij. Me dije dhe urtësi, Allahu ka përcaktuar dhe ligjëruar gjithçka në këtë ekzistencë. Ai ka vendosur ligjin, që duhet të zbatohet dhe respektohet, dhe për këtë ligj, Allahu do t’i marrë krijesat në llogari Ditën e Gjykimit. Kush kryen vepra të mira sipas ligjit të Tij, ka për të gjetur të mirën, e kush bën të këqija, ka për të gjetur të keqen.