Select Page

97. Atje ka shenja të qarta, siç është Vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hir të Allahut, është detyrë për njerëzit vizita e Shtëpisë, për atë që ka mundësi të shkojë tek ajo. Kush nuk beson (këtë dispozitë) le ta dijë se, Allahu nuk ka nevojë për botën.

– “Atje ka shenja të qarta, siç është Vendi i Ibrahimit” – Allahu i Lartësuar e ka konsideruar “Mekamu Ibrahim” – Vendin e Ibrahimit, si shenjë që të udhëzon në shumë dije të vërteta. Po çfarë nënkupton “Mekamu Ibrahim”? Çfarë është ajo shenjë a mrekulli...

93. Të gjitha llojet e ushqimeve ishin të lejuara për bijtë e Israilit, përveç atij (ushqimi) që Israili ia ndaloi vetvetes, para se të zbriste Teurati. Thuaju: “Silleni, pra, Teuratin dhe lexojeni atë, nëse jeni njerëz të së vërtetës.

– “Të gjitha llojet e ushqimeve ishin të lejuara për bijtë e Israilit, përveç atij (ushqimi) që Israili ia ndaloi vetvetes, para se të zbriste Teurati.” – Çifutët pretendonin se shfuqizimi i një norme është diçka e papranueshme kur bëhet fjalë për normat e...