Select Page

120. Nëse ju gëzoni ndonjë të mirë, kjo i dëshpëron ata, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për këtë. Po në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak. Allahu përfshin me dijen dhe pushtetin e Tij gjithçka që ata punojnë.

– “Nëse ju gëzoni ndonjë të mirë, kjo i dëshpëron ata, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për këtë.” – Nëse besimtarëve u zbret ndonjë e mirë, siç janë fitoret kundër armiqve apo suksese  të tjera në jetë, ata trishtohen. Ndërsa kur ndodh e...

119. Ja, ju i doni ata, ndërsa ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni të gjitha librat (kurse ata jo). Kur ata ju takojnë, thonë: “Ne kemi besuar.” Por kur veçohen, ata kafshojnë majat e gishtërinjve nga mllefi kundër jush. Thuaju: “Vdisni me mllefin tuaj!” Allahu e di shumë mirë se çfarë mbajnë ata në zemrat e tyre.

– “Ja, ju i doni ata, ndërsa ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni të gjitha librat (kurse ata jo).” – Kuptimi: Ju, me pastërtinë tuaj, tregoni mëshirë dhe dashuri për ta, ndërsa ata kurrë nuk mund t’ju duan. Ju i besoni të gjithë librat e shpallur nga Zoti, ndërsa...

118. O ju që keni besuar! Mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, sepse ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj dhe dëshirojnë gjithçka që ju mundon. Urrejtja kundër jush shfaqet nga goja e tyre, por ajo që fshehin në gjoksin e tyre është edhe më e madhe. Ne, pa dyshim, jua kemi sqaruar argumentet, që ju t’i kuptoni.

– “O ju që keni besuar! Mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, sepse ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj dhe dëshirojnë gjithçka që ju mundon.” – Allahu i Lartësuar na ndalon që të bëjmë si miq të ngushtë dhe të afërt të...

117. Gjithçka që ata (jobesimtarët) shpenzojnë në këtë jetë (kundër të vërtetës), është si një furtunë e acartë, e cila godet e shkatërron të mbjellat e një populli që e ka dëmtuar vetveten me padrejtësitë e tij. Allahu nuk u bën padrejtësi atyre, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së vet.

– “Gjithçka që ata (jobesimtarët) shpenzojnë në këtë jetë (kundër të vërtetës), është si një furtunë e acartë, e cila godet e shkatërron të mbjellat e një populli që e ka dëmtuar vetveten me padrejtësitë e tij.” – Këtu tregohet se si është shembulli i...