Select Page

– “Nëse ju gëzoni ndonjë të mirë, kjo i dëshpëron ata, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për këtë.” – Nëse besimtarëve u zbret ndonjë e mirë, siç janë fitoret kundër armiqve apo suksese  të tjera në jetë, ata trishtohen. Ndërsa kur ndodh e kundërta, ata gëzohen. Megjithatë, Allahu i Lartësuar na mëson diçka shumë të rëndësishme :

– “Po në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe të devotshëm, dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak. Allahu përfshin me dijen dhe pushtetin e Tij gjithçka që ata punojnë.” – Pra, nëse ne do të bëjmë përpjekjet tona, për të cilat Allahu ka premtuar fitoren dhe suksesin, ne do të jemi të sigurt prej kurtheve të tyre.

Por cilat janë ato shkaqe për të cilat Zoti ka premtuar fitoren dhe suksesin?! Ato janë durimi dhe devotshmëria. Pra, nëse jemi të durueshëm dhe nëse kemi devotshmëri, kurthet e tyre nuk do të na dëmtojnë aspak, përkundrazi, ato do të godasin vetë thurësit e tyre.