Select Page

– “O ju që keni besuar! Mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, sepse ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj dhe dëshirojnë gjithçka që ju mundon.” – Allahu i Lartësuar na ndalon që të bëjmë si miq të ngushtë dhe të afërt të tjerë veç muslimanëve. Nuk u lejohet muslimanëve që të miqësohen dhe afrohen me jomuslimanët, qofshin ata idhujtarë, ithtarë të Librit apo të tjerë, deri në atë gradë sa t’u besojnë atyre sekretet e veta. Nuk lejohet që atyre t’u lihen në dorë vepra të ndryshme që lidhen me çështjen islame.

E si mund t’u besosh atyre çështje të tilla të rëndësishme, kur Allahu i Lartësuar thotë se ata nuk dëshirojnë kurrë të mirën dhe përparimin tonë, madje gjithmonë dëshirojnë gjithçka që ne na dëmton?! Allahu thotë se: “…ata nuk do të pushojnë së vepruari në dëmin tuaj”. Pra, ata janë aq të angazhuar që t’ju dëmtojnë, saqë nuk lejojnë t’u shpëtojë asnjë rast që u jepet për t’ju dëmtuar. Ata janë të papërtuar në çdo punë që ju shkakton dëmtime dhe gjithmonë ndihmojnë armiqtë tuaj kundër jush. E si mund t’u besosh të tillëve sekretet e tua dhe veprat e tjera më të rëndësishme?! Allahu i Lartësuar i përshkruan ata me një cilësi mjaft të ulët:

– “Urrejtja kundër jush shfaqet nga goja e tyre, por ajo që fshehin në gjoksin e tyre është edhe më e madhe.” – Kuptimi: Zemrat e tyre janë aq të mbushura me armiqësi dhe urrejtje kundër jush, saqë kjo shfaqet edhe në fjalët që thonë me gojën e tyre. Megjithatë, ajo çfarë ata e mbajnë të fshehur në gjoks është edhe më e madhe sesa ajo që shprehin me fjalë.

– “Ne, pa dyshim, jua kemi sqaruar argumentet, që ju t’i kuptoni.” – Allahu i Lartësuar na i qartëson dispozitat e Tij, të cilat ruajnë të mirat e dynjasë dhe të ahiretit tonë. Dispozitat e Allahut i ruajnë të paprekshme mirësitë e muslimanit, qofshin ato mirësi të kësaj bote qofshin mirësi që lidhen me fenë dhe jetën tjetër. Këto dispozita, Allahu i Lartësuar i ka shpallur që ne t’i kuptojmë, dhe jo që t’i lëmë mënjanë dhe t’i shpërfillim.

Ai i ka shpallur dispozitat e Tij që ne, në fillim, t’i kuptojmë e të meditojmë rreth tyre, dhe pastaj të jemi në gjendje të dallojmë të mirën nga e keqja, mikun nga armiku, kujt t’i besojmë e kujt jo, sepse jo çdokujt lejohet t’i besosh për çështjet e tua të rëndësishme. Nëse muslimani është i detyruar që të jetojë mes mohuesve dhe idhujtarëve, nuk lejohet t’u hapet atyre për çështjet e tij të brendshme, edhe nëse ata shfaqen sikur janë miqtë e tij më të ngushtë. Për t’i paralajmëruar besimtarët rreth rrezikut të këtij veprimi, Allahu i Lartësuar tregon disa detaje rreth këtyre armiqve të poshtër dhe tinzarë. Ai thotë: