Select Page

250. Kur dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, u lutën: “Zoti ynë! Na dhuro durim (qëndresë)! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër jobesimtarëve.

– “Kur dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, u lutën: “Zoti ynë! Na dhuro durim (qëndresë)! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër jobesimtarëve!”” – Kuptimi: “O Zot, mbushi zemrat tona me durim e qëndrueshmëri, dhe forcoi ato në këtë përballje të...

249. Kur Taluti u nis së bashku me ushtrinë, tha: “Allahu do t’ju sprovojë me një lumë. Ai që pi prej tij, nuk vjen (në luftë) me mua, e kush nuk e provon atë, përveç një hurbe me dorën e vet, ai vjen (në luftë) me mua.” Por ata pinë prej tij, me përjashtim të një pakice. E kur ai (Taluti) tok me besimtarët kaluan lumin, shumë prej tyre thanë: “Ne nuk kemi fuqi sot të luftojmë kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij.” Por ata që ishin të bindur për takimin me Allahun thanë: “Sa e sa grupe të vogla kanë triumfuar kundër ushtrive të mëdha, me dëshirën e Allahut.” Allahu është me durimtarët.

– “Kur Taluti u nis së bashku me ushtrinë, tha: …” – Kështu, pasi Taluti u zgjodh mbret i tyre dhe pasi pushteti i tij u forcua dhe u stabilizua, filluan përgatitjen për luftën që po afrohej. Para se Taluti të nisej me ushtrinë e bijve të Israilit,...

248. Profeti i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është ardhja te ju e Arkës, tek e cila do të gjeni qetësim nga Zoti juaj. Në të ndodhet edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. Atë e bartin melekët. S’ka dyshim se ky është një fakt për ju, nëse vërtet jeni besimtarë.

– “Profeti i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është ardhja te ju e Arkës, tek e cila do të gjeni qetësim nga Zoti juaj. Në të ndodhet edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. Atë e bartin melekët. S’ka dyshim se ky është një...

247. Profeti i tyre u tha: “Allahu ka caktuar Talutin, si mbretin tuaj.” Ata thanë: “Si mund të jetë mbretëria në dorën e tij, kur ne kemi më shumë merita për të qenë mbretër sesa ai?! Madje, ai nuk është as i pasur.” Ai tha: “Atë e zgjodhi Allahu si mbretin tuaj, duke e pajisur me dituri të gjerë e me fuqi trupore.” Allahu ia jep pushtetin kujt të dojë. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëditur.

– “Profeti i tyre u tha: “Allahu ka caktuar Talutin, si mbretin tuaj.” – Ky ishte një caktim i drejtpërdrejtë nga Allahu i Lartësuar dhe, si i tillë, ai duhej pranuar pa asnjë diskutim. Por dihet se çifutët dinë veçse të kundërshtojnë, prandaj, si...

246. A nuk e ke parë parinë e bijve të Israilit, pas Musait, kur i thanë një Profeti të tyre: “Cakto për ne një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut!” Ai u tha: “Po sikur të ndodhë që lufta t’ju bëhet detyrë dhe ju të mos luftoni?” Ata thanë: “E pse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe fëmijët tanë?!”. Por kur u urdhëruan për të luftuar, ata u sprapsën, përveç një pakice prej tyre. Allahu Di gjithçka për të padrejtët.

– “A nuk e ke parë parinë e bijve të Israilit, pas Musait …” – Këtu Allahu i Lartësuar na tregon me vërtetësi historinë e parisë së bijve të Israilit. Allahu i Lartësuar i përmend këta në mënyrë të veçantë, sepse janë pikërisht paria dhe të...

245. Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish? Allahu e pakëson rizkun dhe po Ai jep me mbushulli. Vetëm tek Ai është kthimi juaj.

– “Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish?” – Kush dëshiron që t’i shtohen shpërblimet tek Allahu i Lartësuar, le të shpenzojë çfarë të ketë më të lehtë prej pasurisë së tij në rrugët e shumta të...