Select Page

76. Kur ata takohen me besimtarët, thonë: “Ne besojmë”. Por, kur veçohen me njëri-tjetrin, thonë: “A po u thoni atyre (muslimanëve) për atë që Allahu ju ka shpallur juve, që ata të kenë argumente para Zotit tuaj kundër jush?! A nuk e kuptoni?!

– “Kur ata takohen me besimtarët, thonë: “Ne besojmë”.” – Pra, ju deklaronin besimtarëve se edhe ata besonin, por kjo ndodhte vetëm me gjuhë, sepse ata thonin diçka që, në fakt, nuk e kishin në zemër. – “Por kur veçohen me njëri-tjetrin, thonë: “A po u...

75. A mund të shpresoni (ju besimtarë) se ata do t’ju besojnë, kur dihet se një grup i tyre e dëgjoi Fjalën e Allahut dhe, pasi e kishin kuptuar, e shtrembëroi atë?! Ata e dinin mirë (krimin që bënin).

– “A shpresoni se ata (ehlul kitab-ët) do t’ju besojnë …” – Nëpërmjet këtij ajeti, besimtarët njoftohen se është e kotë të shpresojnë që ehlul kitab-ët (të krishterët dhe çifutët) do të udhëzohen në rrugën e drejtë. Nuk ka shpresë që ata të besojnë, sepse vetë...

74. Megjithatë, edhe pas kësaj, zemrat tuaja u bënë si shkëmbi, madje edhe më të forta. Ka shkëmbinj prej të cilëve burojnë lumenj. Ka prej tyre që kur çahen prej tyre del ujë. Madje ka prej atyre që, nga frika ndaj Zotit, vithisen tatëpjetë. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju.

– “Megjithatë, edhe pas kësaj, zemrat tuaja u bënë si shkëmbi, …” – Kuptimi: Zemrat tuaja u forcuan dhe ashpërsuan më tepër, aq sa nuk u bënte më dobi asnjë qortim. Ato nuk ndikoheshin nga asnjë lloj përkujtimi. – “… edhe pas kësaj” – Domethënë, edhe...

73. Ju thamë: “Prekeni atë (të vrarin) me një pjesë të saj (të lopës së therur)”! Ja, kështu i ngjall Allahu të vdekurit dhe ju tregon Argumentet e Tij, në mënyrë që të kuptoni.

– “Ju thamë: “Prekeni atë (të vrarin) me një pjesë të saj (të lopës së therur)”! Ja, kështu i ngjall Allahu të vdekurit …” – Kuptimi: Prekeni të vrarin me një gjymtyrë të lopës së therur, ose me çfarëdo pjese të trupit të saj. Kur ata e prekën të...

71. Ai tha: “Ai (Zoti) thotë se ajo duhet të jetë lopë që nuk është përdorur për punë, nuk është përdorur për të lëruar tokën, e as për të ujitur bimët. Ajo duhet të jetë pa asnjë të metë dhe pa asnjë shenjë (ngjyrë) tjetër.” Ata thanë: ”Tani u sqaruam plotësisht”. Kështu, ata e therën atë, por, desh e lanë pa e bërë këtë punë.

– “Ai tha: “Ai (Zoti) thotë se ajo duhet të jetë lopë që nuk është përdorur për punë, nuk është përdorur për të lëruar tokën, e as për të ujitur bimët. Ajo duhet të jetë pa asnjë të metë dhe pa asnjë shenjë (ngjyrë) tjetër.” – Domethënë, pa mangësi, e pa...