Select Page

87. Ne i dhamë Musait Librin, dhe pas tij dërguam profetë të tjerë. Isait, birit të Merjemes, i dhamë Shenja të qarta dhe e fuqizuam me Shpirtin e Shenjtë. Sa herë që ndonjë i dërguar (i Zotit) ju sillte diçka (ligje e porosi) që nuk ju pëlqente, ju tregoheshit kryeneçë. Disa prej tyre i mohuat e disa i vratë.

– “Ne i dhamë Musait Librin, (Teuratin) …” – Nga mirësitë më të mëdha që Allahu i Lartësuar u bëri Beni Israilëve, ishte dërgimi tek ta i Musait (a.s.) si profet, të cilit i shpalli Teuratin. – “… dhe pas tij dërguam profetë të tjerë.” – Vargu i...

85. Por, jeni pikërisht ju (që dhatë besën), që masakruat njëri-tjetrin, ndërsa disa të tjerë (prej jush) i dëbuat nga shtëpitë e tyre, duke bashkëpunuar (me idhujtarët) kundër tyre me poshtërsi dhe armiqësi. Dhe nëse ata bien robër te ju, ju pranoni të merrni shpërblesën për t’i liruar ata (duke zbatuar kështu një urdhër të Teuratit). Por edhe dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. Atëherë a besoni vetëm një pjesë të Librit, e tjetrën e mohoni?! A e dini çfarë ndëshkimi pritet për ata që bëjnë gjëra të tilla? Ata, veç poshtërimit në jetën e kësaj bote, në Ditën e Gjykimit do të flaken në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju.

– “Por, jeni pikërisht ju (që dhatë besën), që masakruat njëri-tjetrin, ndërsa disa të tjerë (prej jush) i dëbuat nga shtëpitë e tyre, duke bashkëpunuar (me idhujtarët) kundër tyre me poshtërsi dhe armiqësi. Dhe nëse ata bien robër te ju, ju pranoni të merrni...

84. Dhe kujtoni kur Ne morëm zotimin tuaj që të mos derdhnit gjakun tuaj ndërmjet njëri-tjetrit dhe të mos e dëbonit njëri-tjetrin nga shtëpitë e tyre. Ju i pranuat solemnisht (këto kushte). Edhe ju (të sotmit) jeni dëshmitarë për këtë.

– “Dhe kujtoni kur Ne morëm zotimin tuaj që të mos derdhnit gjakun tuaj ndërmjet njëri-tjetrit dhe të mos e dëbonit njëri-tjetrin nga shtëpitë e tyre. Ju i pranuat solemnisht (këto kushte). Edhe ju (të sotmit) jeni dëshmitarë për këtë.” – Por ata, në vend...

83. Dhe kujtoni kur Ne morëm zotimin e bijve të Israilit: “Të mos adhuroni askënd tjetër, përveç Allahut. Të silleni mirë ndaj prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve. Njerëzve t’u thoni fjalë të mira (të vërteta). Ta përkryeni namazin dhe të jepeni zekatin.” Por ju e thyet zotimin dhe ia kthyet shpinën (rrugës së drejtë), përveç një pakice prej jush.

Në këto ajete (Ajetet 83 – 86), Allahu i Lartësuar sjell disa urdhra, të cilët përbëjnë themelet e kësaj feje. Në fakt, këto parime themelore kanë qenë gjithmonë të njëjta, të pandryshueshme për të gjithë popujt dhe në të gjitha kohërat. Allahu i Lartësuar i ka...