Select Page

– “Këta janë njerëzit që e blenë jetën e kësaj bote me çmimin e Botës tjetër.” – Ata mohuan sepse, nëse nuk do të shkonin në ndihmë të aleatëve të tyre arabë, kundër vëllezërve të tyre çifutë, do të turpëroheshin para njerëzve. Pra, zgjodhën si më të pranueshme që të thyenin urdhrin e Zotit dhe të vrisnin njëri-tjetrin, për shkak të turpit prej njerëzve. Por çfarë fituan me këtë? I Lartësuari thotë:

“… Por atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi dhe kurrë nuk do të ndihmohen.” – Pra, kurrë nuk do të gjejnë prehje dhe shpëtim prej dënimit të ashpër në zjarrin e Xhehenemit, i cili do të jetë vijimisht i ashpër. Qetësia do të jetë një emër i harruar për ta dhe akush nuk do t’i ndihmojë për të shpëtuar nga kjo bela.