Select Page

108. Thuaj: “O njerëz! Tashmë ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj. Kush merr rrugën e drejtë, e ka vetëm për veten e vet; ndërsa kush ndjek devijimin, e ka humbur vetveten. Unë nuk jam roja juaj.

Pas qartësimit të argumenteve, drejtohu njerëzve dhe thuaju: – “Thuaj: “O njerëz! Tashmë ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj.” – Juve ju erdhën prej Zotit tuaj lajme të vërteta, të mbështetura në fakte të pamohueshme, që nuk të lënë asnjë dyshim. Ato ju...

107. Nëse Allahu vendos të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund ta largojë atë, veç Tij. Nëse Ai dëshiron të të japë ndonjë të mirë, askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. Ai shpërblen me këtë atë, që dëshiron prej robërve të Tij. Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

– “Nëse Allahu vendos të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund ta largojë atë, veç Tij.”  – Ky është ndër argumentet se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin, dashurinë, nënshtrimin ndaj Tij dhe madhërimin prej krijesave. Ai...