Select Page

14. Thuaju besimtarëve që t’i tolerojnë (e falin) ata që nuk besojnë në shpërblimin (e ndëshkimin) e Allahut, që Ai vetë t’i gjykojë njerëzit sipas veprave që bëjnë.

– “Thuaju besimtarëve që t’i tolerojnë (e falin) ata që nuk besojnë në shpërblimin (e ndëshkimin) e Allahut, që Ai vetë t’i gjykojë njerëzit sipas veprave që bëjnë.” – Allahu i Madhëruar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të pajisen me moral të...

34. Vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kijameti dhe është Ai që e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në bark (të nënave). Askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër dhe askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë. Allahu është i Gjithëdituri, që di mirë çdo fshehtësi.

– ”Vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë Kijameti …”  – Allahu ka përfshirë në diturinë e Tij të fshehtën dhe të dukshmen, dhe kjo është një çështje e sigurt dhe e njohur. Gjithashtu, dihet se Allahu mund t’ua zbulojë disa fshehtësi ndonjë prej...