Select Page

– “Thuaju besimtarëve që t’i tolerojnë (e falin) ata që nuk besojnë në shpërblimin (e ndëshkimin) e Allahut, që Ai vetë t’i gjykojë njerëzit sipas veprave që bëjnë.” – Allahu i Madhëruar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të pajisen me moral të lartë, duke u bërë të durueshëm përballë mundimeve që u sjellin idhujtarët, të cilët nuk shpresojnë takimin me Allahun dhe llogarinë e drejtë para Tij. Ata nuk shpresojnë shpërblimin e Allahut dhe ndëshkimet që Ai premton për të pabindurit, por Allahu i Lavdëruar do ta shpërblejë çdo njeri sipas asaj që ka bërë me duart e veta.

Besimtarët e Tij të dashur do t’i shpërblejë pa masë për imanin, tolerancën dhe durimin e tyre. Edhe nëse jobesimtarët vazhdojnë me mohimin e tyre të shpalljeve dhe të profetëve të Zotit, veprat dhe mosbesimi i tyre nuk do t’i dëmtojë aspak besimtarët. Ndëshkimi i dhembshëm dhe poshtërimi do të godasë veçse mbi ta, siç thotë i Madhëruari më pas: