Select Page

19. Thuaj: “Kush është Ai që e ka dëshminë më të fortë?” Thuaj: “Allahu është dëshmues mes meje dhe jush. Mua më është shpallur ky Kur’an, që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet. Vallë, ju po dëshmoni se veç Allahut, ka edhe zota të tjerë?!” Thuaj: “Jo. Unë nuk dëshmoj.”! Ai është vetëm Një Zot, dhe unë distancohem nga gjithçka që ju adhuroni (përveç Tij).

– “Thuaj: “Kush është Ai që e ka dëshminë më të fortë?” – Thuaju atyre: Pas qartësimit të gjithë këtyre argumenteve dhe pas qartësimit të udhës së drejtë ku duhet të ecni, a ka ndonjë që mund të sjellë fakte dhe dëshmi më të forta se Allahu i Madhëruar? A...

32. Edhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, Ora (e Kjametit) do të vijë dhe për të s’ka dyshim.”, ju përgjigjeshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit)! Ne mendojmë se është vetëm një hamendje dhe nuk jemi të bindur.”

– “Edhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, Ora (e Kjametit) do të vijë dhe për të s’ka dyshim.”, ju përgjigjeshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit)!”” – Pra kur ju përmendej se dita e ringjalljes dhe e gjykimit është e vërtetë...

17. Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, askush veç Tij nuk mund ta largojë, e nëse Ai të dhuron ndonjë të mirë, pa dyshim që Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.

–  “Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, askush veç Tij nuk mund ta largojë, e nëse Ai të dhuron ndonjë të mirë, pa dyshim që Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” – Nëse Allahu e lejon të të prekë ndonjë e keqe, si: varfëri, sëmundje, ngushti,...