Select Page

– “Edhe kur ju thuhej: “Premtimi i Allahut është i vërtetë, Ora (e Kjametit) do të vijë dhe për të s’ka dyshim.”, ju përgjigjeshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit)!”” – Pra kur ju përmendej se dita e ringjalljes dhe e gjykimit është e vërtetë dhe se premtimi i Zotit për shpërblim dhe ndëshkim sipas punëve është i pakthyeshën, ju, duke i mohuar dhe shpërfillur këto paralajmërime, thoshit: “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit)

– “Ne nuk e dimë se ç’është Ora (e Kjametit). Ne mendojmë se është vetëm një hamendje dhe nuk jemi të bindur.” – Kjo ishte gjendja e tyre në dynja. Ata e mohonin dhe nuk e besonin ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para Zotit. Ata mohuan dhe i quanin gënjeshtarë ata që i paralajmëronin për ditën e llogarisë me drejtësi, dhe nuk e pranonin vërtetësinë dhe besnikërinë e tyre. I Madhëruari thotë: