Select Page

151. Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka ndaluar Zoti juaj: Të mos adhuroni (askënd e) asgjë tjetër përveç Tij; të silleni mirë me prindërit; të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju furnizojmë ju dhe ata; të mos u afroheni gjynaheve – të hapura apo të fshehta qofshin; dhe të mos vrisni atë që Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e do drejtësia. Këto janë porositë e Tij, që ju të mendoni thellë.

Allahu i Lartësuar e porosit Profetin (a.s.) që t’u drejtohej atyre të cilët bënin haram ato që Ai i kishte lejuar dhe t’u thoshte: – “Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka urdhëruar Zoti juaj …” – Ejani t’ju tregoj se cilat janë ato vepra...

150. Thuaj: “Sillni dëshmitarë që të dëshmojnë se Allahu ka ndaluar këtë e atë!” Nëse duan të bëjnë dëshmi të rreme, ti mos dëshmo bashkë me ta! Kurrë mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i konsiderojnë si gënjeshtra, nuk besojnë jetën e përtejme dhe sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre.

– “Thuaj: “Sillni dëshmitarë që të dëshmojnë se Allahu ka ndaluar këtë e atë!” – Kuptimi: Thuaju atyre të cilët bëjnë haram ato që lejon Allahu dhe pretendojnë se është vetë Allahu Ai që i ka bërë këto ndalesa: “Sillni dëshmitarë, që të dëshmojnë se është...

148. Idhujtarët do të thonë: “Sikur të kishte dashur Allahu, nuk do të ishim idhujtarë as ne e as prindërit tanë, e as nuk do të kishim bërë harame.” Kështu kanë gënjyer edhe ata që ishin para tyre, derisa përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaju: “A keni ndonjë dije (të sigurt) për të na paraqitur? Ju mbështeteni vetëm në hamendje. Ju, në të vërtetë, vetëm se gënjeni.

– “dhujtarët do të thonë: “Sikur të kishte dashur Allahu, nuk do të ishim idhujtarë as ne e as prindërit tanë, e as nuk do të kishim bërë harame.” – Allahu i Lartësuar njoftoi për idhujtarët, të cilët, për të justifikuar idhujtarinë dhe haramet e tyre, do...

147. Në qoftë se ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Me të vërtetë, Zoti juaj e ka Mëshirën të gjerë, por dënimi i Tij kurrë nuk do të sprapset nga një popull keqbërës.

– “Në qoftë se ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Me të vërtetë, Zoti juaj e ka Mëshirën të gjerë …” – Nëse idhujtarët të mohojnë, ti përsëri vazhdo t’i ftosh ata, duke përdorur çdo strategji të mundshme: qortimin dhe kërcënimin, përgëzimin dhe...