Select Page

84. Ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Para tij patëm udhëzuar edhe Nuhun. Edhe nga pasardhësit e tij udhëzuam Daudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musanë dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit.

Pasi përmendi robin, të dashurin dhe të zgjedhurin e Tij, Ibrahimin a.s, me mirësitë e mëdha që e begatoi atë, si: dituria e madhe, përkushtimi në thirrjen e drejtë dhe durimi në përhapjen e të vërtetës, Allahu i Madhëruar tregon një tjetër mirësi të madhe me të cilën...

83. Këto janë Shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij. Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur.

– “Këto janë Shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij.“ – Me argumentet e padiskutueshme që i mundësuam Ibrahimit a.s, Ne e lartësuam dhe e bëmë atë triumfues mbi idhujtarët. – Ne ngremë në gradë të lartë atë që...

81. E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj, kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?

– “E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj, …” – E si të kem fikë nga ata që janë të pafuqishëm dhe nuk mund të më privojnë apo të më sjellin ndonjë të mirë?! – “… kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë...

80. Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka. Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni?

– “Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” – Çfarë dobie ka polemika e atyre që nuk e kanë të qartë të vërtetën dhe nuk e kanë gjetur udhën e drejtë?! Përkundrazi, vetëm ai që është i  udhëzuar nga...