Select Page

144. Ai (Allahu) tha: “O Musa! Unë të kam zgjedhur ty mbi të tjerët me Shpalljen Time dhe të folurin Tim. Zbatoje atë që të kam dhënë dhe bëhu nga ata që janë mirënjohës.

– “Ai (Allahu) tha: “O Musa! Unë të kam zgjedhur ty mbi të tjerët me Shpalljen Time dhe të folurin Tim.” – Unë të kam përzgjedhur mbi të gjithë njerëzit e kësaj kohe. Unë të kam veçuar me shumë mirësi e cilësi, siç është edhe Shpallja që të dhurova....

143. Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti i foli atij, ai tha: “Zoti im! Më mundëso të të shoh!” Ai i tha: “Ti nuk mund të më shohësh Mua. Por shiko atë mal! Nëse ai mbetet në vendin e vet, atëherë, ti do të më shohësh Mua”. Por kur Zoti i tij iu shfaq malit, e thërrmoi dhe e bëri pluhur atë dhe Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: “I lavdëruar qofsh, o Zoti im! Pendohem para Teje. Unë jam i pari ndër ata që besojnë.

– “Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti i foli atij, ai tha: “Zoti im! Më mundëso të të shoh!”” – Musai shkoi në vendin e caktuar pikërisht atëherë kur i kishte thënë Allahu i Madhëruar, i Cili i foli drejtpërdrejt, duke i shpallur urdhëresat dhe...

142. Ne i premtuam Musait shpalljen pas tridhjetë netësh që i plotësuam edhe me dhjetë të tjera. Kështu, takimi me Zotin e tij (për shpalljen e Teuratit) u bë pas dyzet netësh. Musai i tha vëllait të vet, Harunit: “Më zëvendëso te populli im! Rregullo dhe mos ndiq rrugën e atyre që përhapin shkatërrimin!

– “Ne i premtuam Musait shpalljen pas tridhjetë netësh që i plotësuam edhe me dhjetë të tjera. Kështu, takimi me Zotin e tij (për shpalljen e Teuratit) u bë pas dyzet netësh.” – Pasi i shpëtoi dhe i bëri që të trashëgonin pronat e pasurinë që kishte patur...

141. Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju mundonin me ndëshkimin më të kobshëm! Ata jua vrisnin djemtë dhe jua linin gjallë vajzat. Kjo ishte një sprovë e madhe nga (e cila ju shpëtoi) Zoti juaj.

 – “Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju mundonin me ndëshkimin më të kobshëm! Ata jua vrisnin djemtë dhe jua linin gjallë vajzat..” – Allahu i Lartësuar ju shpëtoi prej Faraonit dhe shpurës së tij, që ju torturonin, ju vrisnin...