– “Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju mundonin me ndëshkimin më të kobshëm! Ata jua vrisnin djemtë dhe jua linin gjallë vajzat..” – Allahu i Lartësuar ju shpëtoi prej Faraonit dhe shpurës së tij, që ju torturonin, ju vrisnin fëmijët meshkuj dhe ju linin gjallë femrat.
– “Kjo ishte një sprovë e madhe nga (e cila ju shpëtoi) Zoti juaj.”” – Shpëtimi nga këta njerëz të pamëshirshëm qe një shenjë e madhe prej Allahut, si mirësi mbi ju. Edhe vuajtjet tuaja ishin sprovë e madhe e përcaktuar nga Allahu i Lartësuar. Ju duhet të reflektoni për të gjitha këto që kanë ndodhur me ju. Kur Musai u kujtoi këto mirësi, ata u penduan për gabimin e tyre.