Select Page

24. Jeta e kësaj bote ngjan me shiun që Ne e lëshojmë nga qielli, me anë të të cilit harlisen bimët e tokës, prej nga hanë njerëzit e kafshët, derisa Toka merr stolinë dhe zbukurohet, ndërsa banorët e saj mendojnë se e kanë në dorë. Por, kur asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë si të ishte korrur, sikur të mos kishte ekzistuar një ditë më parë. Kështu ua sqarojmë Argumentet njerëzve që mendojnë.

– ”Jeta e kësaj bote ngjan me shiun që lëshojmë nga qielli, me anë të të cilit harlisen bimët e tokës, prej nga hanë njerëzit e kafshët …” – Ky është nga shembujt më të bukur, që tregon me shumë përpikmëri gjendjen reale të kësaj bote dhe mënyrën se...

23. Por, kur Ai i shpëton, ata përsëri i kalojnë kufijtë në tokë, pa asnjë të drejtë. O njerëz! Padrejtësia juaj është veçse kundër vetes suaj. Ky është veçse një përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne. Ne do t’ju tregojmë gjithçka që keni bërë.

– “Por, kur Ai i shpëton, ata përsëri i kalojnë kufijtë në tokë, pa asnjë të drejtë.“ – Ata e harrojnë vështirësinë që kanë kaluar, i harrojnë lutjet dhe fjalët që i kanë drejtuar Zotit, dhe përsëri zhyten në kufër dhe shirk. Ata i kthehen sërish adhurimit...